RD e Kongos, 50 të vdekur nga shembja në një minierë
BKT
   Bota

RD e Kongos, 50 të vdekur nga shembja në një minierë

Autoritetet theksojnë se ende mund të ketë minatorë nën gërmadhat e minierës.

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën si pasojë e shembjes në një minierë ari në provincën Kivu Jugore të Republikës Demokratike të Kongos, transmeton Anadolu Agency (AA).

Guvernatori i provincës Theo Ngwabije Kasi njoftoi për mediat se bëhet fjalë për një minierë ari në rajonin Kamituga dhe se të paktën 50 persona kanë humbur jetën si pasojë e fatkeqësisë.

Ai tha se shembja është shkaktuar nga reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë rajonin prej një jave, duke njoftuar shpalljen e dy ditëve të zisë për shkak të ngjarjes.

Ndërkaq, kryetari i bashkisë në Kamituga, Alexandre Bundya, deklaroi se ende mund të ketë minatorë nën gërmadha dhe ftoi banorët lokalë të kontribuojnë në aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit.