10:44 / 15.09.2020
Lëshohet raketë në Zonën e Gjelbër të Bagdadit
Sipas burimeve të sigurisë, raketa ka rënë pranë ambasadës amerikane dhe sirenat u dëgjuan nga ndërtesa.
Një raketë Katyusha është shkrepur sot herët në mëngjes brenda Zonës së fortifikuar të Gjelbër të Bagdadit, ku ndodhen ambasada amerikane dhe shumë misione tjera diplomatike dhe zyrat qeveritare, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve të sigurisë, raketa ka rënë pranë ambasadës amerikane dhe sirenat u dëgjuan nga ndërtesa.
Ende nuk dihet nëse ka pasur viktima në sulm.























