Çfarë po synojnë stërvitjet ushtarake Rusi-Bjellorusi?
BKT
   Bota

Çfarë po synojnë stërvitjet ushtarake Rusi-Bjellorusi?

Stërvitjet e përbashkëta ushtarake që po zhvillohen këtë muaj midis forcave ruse dhe bjelloruse janë për qëllime kundër terrorizmit dhe nuk drejtohen kundër vendeve të tjera, ka deklaruar Ministria e Mbrojtjes e Rusisë të martën.

Stërvitjet ushtarake të “vëllazërisë sllave” filluan të martën, tha ministria dhe do të zgjasin deri në 25 shtator.

Stërvitjet po zhvillohen në rajonin e Brest pranë kufirit të Bjellorusisë me Poloninë dhe po ndodhin në mesin e protestave masive në Bjellorusi pas zgjedhjeve presidenciale të diskutueshme më 9 gusht./abcnews.al