08:48 / 16.09.2020
Koronavirusi ka marrë deri tash mbi 195 mijë jetë në SHBA
Gjashtë milionë e 600 mijë e 337 veta janë infektuar me koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky virus atje ka marrë 195 mijë e 637 jetë, raporton Johns Hopkins University.
Vetëm gjatë së martës janë raportuar 47 mijë e 685 raste të reja të infektimit me një mijë e 144 raste të vdekjes.
Në këto të dhëna përfshihen 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore tjera amerikane, sikurse edhe rastet e riatdhesuara.























