09:06 / 16.09.2020
Ukraina regjistron rekord të vdekjeve nga Coronavirusi brenda një dite
Ukraina ka regjistruar 76 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, që është shifra më e lartë e vdekjeve brenda një dite në këtë vend që nga fillimi i pandemisë, ka njoftuar Këshilli Nacional i Sigurisë.
Më herët shifra më e lartë e të vdekurve në Ukrainë nga COVID-19 brenda një dite ishte regjistruar javën e kaluar, ku vdiqën 72 persona.
Sipas të dhënave të Këshillit në total në Ukrainë janë regjistruar 162.660 raste me koronavirus, ndërsa 3340 kanë përfunduar me fatalitet./Reuters























