Një mjek në Bavari infekton me Covid 275 persona

Një mjek në Bavari infekton me Covid 275 persona

Një mjek thuhet se është fajtor për një përhapje të koronavirusit në Bavari, si pasojë e së cilës janë izoluar 275 persona tashmë, shkruan “Bild”, përcjell Albinfo.ch.

Raportohet se mjeku ka vazhduar të punojë, ndonëse kishte simptoma të koronavirusit.

Kur mjeku Richard V. filloi të kishte simptoma, ai iu nënshtrua një testi për koronavirus. Mirëpo, nuk i priti rezultatet. Kur doli se ai ishte i infektuar me koronavirus, ai nuk vazhdoi të punonte.

Sipas Zyrës së Qarkut në Deggendorf (Bavari), pesë persona të kontaktit të mjekut kanë rezultuar pozitivë. Këta kanë pasur kontakt me 275 persona të tjerë, që tashmë janë në karantinë dhe janë testuar. Rezultatet pritet të dalin gjatë javës.

Në mesin e personave të kontaktit që kanë rezultuar pozitiv është edhe një nxënëse në “Realschule Schollnach”. Shokët e shoqet e klasës si dhe personat me të cilat ishte ajo në autobus janë izoluar po ashtu. Madje të hënën për shkak të rastit ishte mbyllur gjithë shkolla.


MË SHUME NGA Shëndetësi