Indi, 28 të vdekur si pasojë e goditjes së rrufesë
28 persona kanë humbur jetën si pasojë e goditjes së rrufesë në lokacione të ndryshme.
Së paku 28 persona kanë humbur jetën si pasojë e goditjes së rrufesë gjatë reshjeve të stuhishme në shtetet federale indiane Uttar Pradesh dhe Bihar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç theksojnë mediat lokale, 28 persona kanë humbur jetën si pasojë e goditjes së rrufesë në disa lokacione të ndryshme në këto dy shtete federale.
Nga Enti hidrometeorologjik paralajmëruan se pritet mot me shi edhe 3-4 ditët e ardhshme.
Në shtetet Bihar dhe Uttar Pradesh si pasojë e goditjes së rrufesë mes marsit dhe korrikut kanë vdekur mbi 400 persona, përfshirë bujq dhe barinj.
Shirat monsune në rajonin e Azisë Jugore në periudhën qershor-shtator për çdo vit shkaktojnë katastrofa dhe fatkeqësi të mëdha natyrore.
Në Indi në vit mesatarisht vdesin rreth 2.000 persona si pasojë e goditjes së rrufesë.























