Del në shitje një nga skelet më të mëdha në botë të dinozaurëve

Del në shitje një nga skelet më të mëdha në botë të dinozaurëve

Një nga skeletet më të plota në botë të dinozaurëve është në shitje.

“Stan T. rex”, i quajtur sipas paleontologut që i zbuloi për herë të parë eshtrat e tij, thuhet se ka ecur në Tokë rreth 67 milionë vjet më parë.

Tani skeleti do të shfaqet në Christie’s në New York në ankandin e 6 tetorit, i cili vlerësohet prej 6-8 milionë dollarësh, raporton CNN.

Për dy dekadat e fundit, STAN është studiuar në Institutin Black Hills në Dakotën e Jugut dhe paleontologët kanë prodhuar dhjetëra punime dhe studime.

Duke qëndruar 13 metra lartë dhe 40 metra i gjatë, duke përfshirë bishtin e tij, STAN përbëhet nga 188 eshtra, duke e bërë atë një nga skeletet më të mëdhenj dhe më të plotë në botë. /telegrafi