OBSH: Hapja e hershme në Amerikën Latine i jep hapësirë për përhapje COVID
"Amerika Latine ka filluar jetën shoqërore dhe publike pothuajse normale në një kohë kur COVID-19 akoma kërkon ndërhyrje madhore të kontrollit", tha Etienne.
Drejtoresha rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Carissa Etienne, ka paralajmëruar se Amerika Latine ka filluar një kthim shumë të shpejtë në normalitet, pas situatës së krijuar nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
"Amerika Latine ka filluar jetën shoqërore dhe publike pothuajse normale në një kohë kur COVID-19 akoma kërkon ndërhyrje madhore të kontrollit", tha Etienne, duke folur në një konferencë virtuale nga Washingtoni.
Ajo theksoi se rastet e koronavirusit në zonën kufitare të Kolumbisë dhe Venezuelës janë rritur dhe se shkalla e vdekjeve po rritet në pjesë të Meksikës, Ekuadorit, Kosta Rikës, Bolivisë dhe Argjentinës.
"Ne duhet të jemi të qartë se hapja shumë e hershme i jep këtij virusi më shumë hapësirë për t'u përhapur dhe i vë popullatat tona në rrezik të madh. Shikoni jo më larg se Evropën", tha Etienne.
Amerika Latina ka regjistruar mbi 8.5 milionë raste me COVID-19 dhe mbi 315 mijë vdekje.























