Arratisen 219 të burgosur nga një burg në Ugandë
BKT
   Bota

Arratisen 219 të burgosur nga një burg në Ugandë

Të burgosurit hoqën uniformat e burgut dhe ikën.

Së paku 219 të burgosur u arratisën nga një burg në verilindje të Ugandës, njoftuan sot mediat lokale, raporton Anadolu Agency (AA).

Të burgosurit hoqën uniformat e burgut dhe ikën.

Zëdhënësi i ushtrisë në një deklaratë tha se dy të burgosur u kapën dhe dy u vranë.

Një roje thuhet se u vra nga të burgosurit, të cilët u nisën me 15 armë.

Janë duke u bërë përpjekje për të kapur të burgosurit e mbetur, theksuan zyrtarët.