BE paraqet planin e klimës 2030 për një kontinent më të gjelbër
BKT
   Bota

BE paraqet planin e klimës 2030 për një kontinent më të gjelbër

Komisioni Europian zbuloi planin e tij të ri të klimës për 2030, duke përfshirë një objektiv më të rreptë për të ulur emetimet në 55% të niveleve të vitit 1990.

Frans Timmermans, komisioneri europian për Marrëveshjen e Gjelbër Europiane, theksoi se ”e ardhmja e brezave të ardhshëm do të ishte në rrezik nëse BE nuk do të vepronte tani”.

”Vetëm dy muaj më parë mbaja në krah nipin tim të parë… Isha gjithashtu i shqetësuar se në çfarë lloj bote do të jetonte kur të mbushte 20 vjeç. E gjithë e ardhmja varet nga fakti nëse marrim masat e nevojshme tani”, shtoi Timmermans.

Si pjesë e planit, Komisioni publikoi ndryshimet e sugjeruara në një ligj evropian të klimës të propozuar më parë, duke përfshirë synimin e ri ligjor të reduktimit të emetimeve prej 55%, nga 40% që ishte parashikuar.

Timmermans tha se ‘’Komisioni do të paraqesë një plan të hollësishëm se si ta arrijmë këtë deri në qershor të 2021’’.

Parlamenti Europian dhe udhëheqësit e BE-së ende nuk kanë miratuar propozimet, të cilat ka të ngjarë të përballen me rezistencë nga vendet që mbështeten ekonomikisht në industritë me karbon të lartë, të tilla si qymyri./atsh