Hancock: Beteja kundër COVID-19 nuk ka mbaruar ende
BKT
   Bota

Hancock: Beteja kundër COVID-19 nuk ka mbaruar ende

Qeveria britanike vendosi sot kufiime lokale që prekin rreth dy milionë persona në Anglinë verilindore, për shkak të rritjes së infeksioneve të konfirmuara të COVID-19.

“Banorët nuk duhet të përzihen me persona jashtë familjeve të tyre ose të marrin pjesë në tubime në gjashtë zonat e prekura, duke filluar nga e premtja”, tha ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, duke urdhëruar që vendet e argëtimit e të mikpritjes të mbajnë një shtetrrethim ditor në fashën orare 22:00-05:00.

“Beteja kundër koronavirusit nuk ka mbaruar dhe, ndërsa tendosim çdo sinus për t’u çliruar nga kthetrat e tij, me dimrin në horizont, ne duhet të përgatitemi, të mbështesim mbrojtjen tonë dhe të bashkohemi edhe një herë kundër këtij armiku të përbashkët”, shtoi ai para parlamentit.

Kryeministri Boris Johnson tha më herët se po konsideron një kufizim kombëtar për orarin e pabeve dhe vendosjen e më shumë kufizimeve lokale për të shmangur një valë të dytë të COVID-19./atsh