Somali, vritet një ministër nga persona të armatosur
BKT
   Bota

Somali, vritet një ministër nga persona të armatosur

Mohamud Jimale, një oficer policie, tha se Warsame u qëllua disa herë pas lutjeve të mbrëmjes në lagjen Horsed të Jowhar, kryeqyteti administrativ i shtetit Hirshabelle.

Ministri për Çështjet Fetare dhe Ndihmave në shtetin Hirshabelle të Somalisë, Nur Hashi Warsame të enjten vonë u qëllua për vdekje nga persona të armatosur të panjohur në qytetin Jowhar, tha një zyrtar.

Mohamud Jimale, një oficer policie, për AA tha se Warsame u qëllua disa herë pas lutjeve të mbrëmjes në lagjen Horsed të Jowhar, kryeqyteti administrativ i shtetit Hirshabelle.

"Nur Hashi Warsame, i cili ishte ministër i Çështjeve Fetare dhe gjithashtu një anëtar i parlamentit u qëllua disa herë nga persona të armatosur të panjohur. Ai u dërgua në spital dhe më vonë iu nënshtrua plagëve", tha Jimale.

Ibrahim Ali Nor, kryetari i Shoqatës së Gazetarëve i Shabelle të Mesme, përmes telefonit për AA tha se personat e armatosur ishin arratisur, por forcat e sigurisë arritën në vendin e ngjarjes dhe filluan një operacion në zonë, duke arrestuar të paktën 10 të rinj.

Deri më tani asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen, por grupi kryengritës somalez Al-Shabaab ka kryer sulme kohët e fundit në vend.