Libia kërkon ndihmë nga OKB për mbajtjen e referendumit për kushtetutën

Libia kërkon ndihmë nga OKB për mbajtjen e referendumit për kushtetutën

Kryetari i Këshillit Suprem Shtetëror të Libisë, Halid el Mishri, i dërgoi një letër sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, lidhur me procesin kushtetues në Libi.

Qeveria e Libisë kërkoi ndihmë nga Kombet e Bashkuara (OKB) për mbajtjen e referendumit për kushtetutën në pajtim me mekanizmat demokratik ndërkombëtarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Këshillit Suprem Shtetëror të Libisë, Halid el Mishri, i dërgoi një letër sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, lidhur me procesin kushtetues në Libi.

Mishri në letrën theksoi se ndonëse drafti i kushtetutës ka qenë i përgatitur para më shumë se dy vitesh, janë bllokuar në fazën e fundit e cila është procesi i referendumit.

Me qëllim të kompletimit të procesit kushtetues, Mishri kërkoi ndihmë nga OKB për mbajtjen e referendumit për kushtetutën në pajtim me mekanizmit demokratik ndërkombëtarë.

Komisioni për përgatitjen e kushtetutës që numëron 60 anëtarë, është formuar për përgatitjen e draftit të ri për Kushtetutën në Libi. Ky komision në korrik të vitit 2017njoftoi se janë kryer punët mbi draftin.