Etiopi, grupet e armatosura vrasin një numër të madh civilësh

Etiopi, grupet e armatosura vrasin një numër të madh civilësh

Komisioni Etiopian për të Drejtat e Njeriut tha në një deklaratë se dy sulme të ndara ishin raportuar në rajone të ndryshme në muajin e kaluar, duke vrarë shumë civilë dhe duke zhvendosur qindra të tjerë.

Grupet e armatosura kryen sulme në provincën Benishangul-Gumuz në Etiopinë perëndimore, duke vrarë një numër të madh civilësh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisioni Etiopian për të Drejtat e Njeriut tha në një deklaratë se dy sulme të ndara ishin raportuar në rajone të ndryshme në muajin e kaluar, duke vrarë shumë civilë dhe duke zhvendosur qindra të tjerë.

Komisioni shprehu shqetësim të thellë në lidhje me sulmet dhe kërkoi nga qeveria të marrë masat e duhura.

Mediat lokale raportuan se objektiv i sulmeve të kryera nga grupe të panjohura të armatosura ishin grupet etnike Amhara, Shinasha, Gumuz dhe Agew.

Dessalegn Chanie, zëdhënës i Lëvizjes opozitare Kombëtare Amhara (NAMA), tha se sulmuesit morën familje të tëra në shkollë dhe i pushkatuan një nga një, duke vrarë gjithsej më shumë se 120 njerëz.

Qeveria në Addis Ababa nuk është prononcuar ende rreth rastit, por ka shqetësime rreth një vale të re dhune në rajonin ku herë pas here ndodhin konflikte etnike.

Për shkak të konflikteve etnike në Etiopi, të cilat janë në rritje që nga viti 2017, mbi një milion njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre vetëm në vitin 2018.


MË SHUME NGA Bota