Kamboxhia, 7 të vdekur nga goditja e rrufesë

Kamboxhia, 7 të vdekur nga goditja e rrufesë

Zëdhënësi i Këshillit kombëtar për menaxhim të katastrofës, Keo Vy tha se rrufeja ka goditur një shtëpi druri dhe për vdekje pësuan 7 persona.

Rrufeja ka goditur një shtëpi në provincën Battambang në veriperëndim të Kamboxhias duke shkaktuar vdekjen e 7 personave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Këshillit kombëtar për menaxhim të katastrofës, Keo Vy tha se rrufeja ka goditur një shtëpi druri dhe për vdekje pësuan 7 persona. Në mesin e të vdekurve janë 4 fëmijë.

Goditje të rrufesë shpesh ndodhin në Battambang nga maji deri në tetor.

Si pasojë e goditjes së rrufeve në Kamboxhia vitin e kaluar për vdekje pësuan së paku 95 persona ndërsa 83 janë lënduar.