Tajlanda regjistroi vdekjen e parë nga COVID-19 pas tre muajsh

Tajlanda regjistroi vdekjen e parë nga COVID-19 pas tre muajsh

Sipas një raporti nga e përditshmja “Bangkok Post”, viktima ishte një burrë që u kthye në Bangkok nga kryeqyteti i Arabisë Saudite, Riad më 2 shtator.

Tajlanda ka regjistruar vdekjen e saj të parë nga COVID-19 pas më shumë se tre muaj, njoftoi sot media lokale, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një raporti nga e përditshmja “Bangkok Post”, viktima ishte një burrë që u kthye në Bangkok nga kryeqyteti i Arabisë Saudite, Riad më 2 shtator.

Somsak Akksilp, drejtori i përgjithshëm i Departamentit të Shkencës Mjekësore të Tajlandës, tha se personi u shtrua në spital në Bangkok në gjendje të rëndë.

Ai nuk tregoi ndonjë simptomë të COVID-19 por skanimet treguan se mushkëritë e tij ishin dëmtuar dhe ai ishte vendosur në mbështetje të respiratorit, tha zyrtari.

"Ky pacient ishte asimptomatik kur u transferua në spital, por ne nuk mund ta mohojmë që ai vdiq nga COVID-19", tha ai.

Vdekja e fundit, e para në Tajlandë që nga 2 qershori, e çoi numrin e të vdekurve në të gjithë vendin në 59, ndërsa rastet qëndrojnë në 3.497.