Dyshime të reja për helmimin e opozitarit rus

Dyshime të reja për helmimin e opozitarit rus

Dyshime të reja kanë dalë në shesh në lidhje me helmimin e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny.

Sipas agjencisë Ruters, agjenti nervor që u përdor për të helmuar Navalny është gjetur në një shishe uji në dhomën e tij të hotelit në qytetin siberian të Tomsk.

Diçka të tillë e ka bërë të ditur vetë Navlny me anë të një video në Instagram, ku disa mbështetës të tij janë futur në dhomën e hotelit.

Ata kanë gjetur provat pas kërkimeve të bëra në sendet e mbetura, duke hedhur poshtë pretendimet që lideri i tyre është helmuar në aeroport.

Navlny u sëmur rëndë gjatë një udhëtimi me avion, teksa u dërgua më urgjencë për kurim në Berlin të Gjermanisë.

Laboratore të ndryshme në Gjermani, Francë dhe Suedi kanë dalë në konkluzionin se Navalny është helmuar me një agjent nervor Novichok, i përdorur nga ushtria sovjetike.