Tensionet në Mesdhe, Macron shkruan deklaratë në gjuhën turke

Tensionet në Mesdhe, Macron shkruan deklaratë në gjuhën turke

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron për herë të parë nga llogaria e tij në Twitter ka përcjellë një mesazh në gjuhën turke.

Macron shkruan në turqisht: “Në Ajaccio i dërguam Turqisë një mesazh të qartë; të rihapim një dialog të përgjegjshëm me qëllim të mirë dhe jo naiv. Kjo thirrje tani është gjithashtu edhe një thirrje e Parlamentit Evropian. Me sa duket edhe është përcjellë. Le të përparojmë”, shkroi Macron, transmeton oranews.

Më 24-25 shtator në Bruksel do të mbahet Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian (BE) ku tensioni mes Turqise dhe Greqise ne Mesdheun Lindor do të jetë në mesin e pikave të nxehta të rendit të ditës.

Javën e kaluar në Ajaccio të Korsikës u mbajt Samiti i vendeve të Evropës Jugore, anëtare të BE-së.