Trump miraton në parim marrëveshjen në mes të Oracle dhe TikTok

Trump miraton në parim marrëveshjen në mes të Oracle dhe TikTok

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se e mbështet një marrëveshje që do të lejonte aplikacionin TikTok të vazhdojë të operojë në SHBA, pas paralajmërimeve se do të ndalojë përdorimin e këtij aplikacioni kinez për shkak të shqetësimeve për sigurinë e brendshme.

Ai u tha gazetarëve se ka miratuar një propozim-marrëveshje që i mundëson kompanive amerikane Oracle dhe Ëalmart të mbikëqyrin punën e këtij aplikacioni.

Përfaqësuesit e TikTok thanë se Oracle do të shndërrohet në ofrues të shërbimit të sigurtë të kompanisë, duke marrë përgjegjësinë për të monitoruar të dhënat e përdoreuesve amerikanë dhe për të siguruar një sistem të sigurt në përputhje me kërkesat e SHBA-së, transmweton REL.

TikTok ka thënë se ka 100 milionë përdorues amerikanë dhe 700 milionë në gjithë globin.

Ky aplikacion ofron mundësi të realizimit të videove të shkurtra argëtuese të njerëzve duke vallëzuar, duke imituar të tjerët apo duke sfiduar njëri-tjetrin n gara të ndryshme.