Luftë për Gjykatën Supreme, Trump dhe Biden përplasen për zv. e Ginsburg

Luftë për Gjykatën Supreme, Trump dhe Biden përplasen për zv. e Ginsburg

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump premtoi se do të zëvendësojë menjëherë vendin e mbetur vakant në Gjykatën Supreme pas vdekjes së gjyqtares Ruth Bader Ginsburg.

Trump i bëri të ditura qëllimet e tij gjatë një tubimi në Karolinën e Veriut, në mesin e një debati midis Republikanëve dhe Demokratëve se kush do të marrë postin në një kohë kaq pranë zgjedhjeve presidenciale.

Trump ka pyetur turmën se çfarë mendonin mbi këtë, teksa doli në përfundim se do të zgjidhte “një grua shumë të talentuar dhe të shkëlqyer”.

Amy Coney Barrett, gjyqtare federale e apelit dhe një emër i dashur për konservatorët, është emëruar si një ndër kandidatet e preferuara nga mediat amerikane.

Në 2016, Republikanët bllokuan dëgjesën e kandidatit të presidentit Barack Obama, tetë muaj përpara zgjedhjeve presidenciale. Tashmë, ata thonë se për sa kohë kanë kontrollin e Senatit, kandidati i Trump meriton të vihet për votë, një lëvizje që shumë Demokratë e kanë cilësuar si “hipokrite”.

Sipas Shërbimit të Hulumtimit Kongresist, mesatarja që duhet për konfirmuar një gjyqtar është 69 ditë, që i bie pas datës së zgjedhjeve, por disa gjyqtarë konfirmohen më shpejtë. 

Ginsburg, e cila ishte liderja e krahut liberal në Gjykatën Supreme, ishte mbrojtëse e të drejtave të grave dhe luftës kundër diskriminimit.