Pa raste të reja me COVID-19, Zelanda e Re drejt heqjes së kufizimeve

Pa raste të reja me COVID-19, Zelanda e Re drejt heqjes së kufizimeve

Kryeministrja Jacinda Ardern thotë se niveli 2 alarmit do të mbetet ende në fuqi në Auckland.

Zelanda e Re ka vendosur të heqë të gjitha kufizimet në të gjithë vendin nga e mërkura në mbrëmje pasi vendi nuk regjistroi asnjë rast të ri me koronavirusin e ri (COVID-19) për një javë, njoftoi kryeministrja Jacinda Ardern, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë një konference shtypi, Ardern, shtoi se niveli 2 i alarmit do të mbetet ende në fuqi në Auckland, që nënkupton kufizimin e tubimeve të mëdha, ku vetëm deri në 100 persona lejohen të mblidhen në një vend dhe mbajtja e maskave në fytyrë.

Zelanda e Re ka raportuar gjithsej 1.815 raste, kurse vetëm tre raste janë akoma në spital. Shumica e pacientëve me koronavirus janë shëruar dhe mbeten vetëm 62 raste aktive, nga të cilët 29 të importuara.

Në vend, gjithsej 25 pacientë kanë vdekur nga COVID-19.

"Virusi është nën kontroll dhe nuk ka pasur raste të reja të lidhura me të. Në thelb Auckland ka nevojë për më shumë kohë ... Auckland ka akoma nevojë në për një qasje të kujdesshme", tha Ardern.

Megjithatë, ajo paralajmëroi për infeksionin vdekjeprurës. "Mos supozoni kurrë që simptomat tuaja janë asgjë. Testet provuan se virusi nuk është përhapur përtej Aucklandit dhe kjo vërtetoi se qasja e qeverisë ishte e duhura", tha kryeministrja Ardern.

Këtë maj Zelanda e Re dhe Australia zhvilluan bisedime për të filluar punën në një zonë të sigurt udhëtimi nga COVID, Trans-Tasman, megjithatë, nuk është njoftuar asnjë afat kohor për hapjen e kufijve.

Në të gjithë botën, virusi ka marrë më shumë se 958 mijë jetë që kur u shfaq për herë të parë në Kinë në dhjetor.

SHBA, India dhe Brazili aktualisht janë vendet më të goditura.

Mbi 30,87 milionë raste të COVID-19 janë raportuar në të gjithë botën, kurse numri i të shëruarve është 21,1 milionë, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me bazë në SHBA.