Kinë, 4 të vdekur nga përplasja e një varke peshkimi me shkëmbinjtë

Kinë, 4 të vdekur nga përplasja e një varke peshkimi me shkëmbinjtë

Ekipet e shpëtimit shpëtuan gjashtë peshkatarë dhe nxorën kufomat e katër personave të vdekur.

Së paku katër persona kanë humbur jetën, ndërsa edhe katër të tjerë janë zhdukur pasi një varkë peshkimi goditi shkëmbinjtë në jug të Kinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Fatkeqësia ndodhi tek qyteti Shantoua, ndërsa agjencia kineze e lajmeve Xinhua lajmëroi se në varkë kanë qenë gjithsej 14 persona.

Ekipet e shpëtimit shpëtuan gjashtë peshkatarë dhe nxorën kufomat e katër personave të vdekur. Janë duke u kërkuar katër persona të tjerë.