15:44 / 21.09.2020
Viktoria regjistron numrin më të ulët të infeksioneve të valës së dytë
Shteti australian i Viktorias, pas shpërthimit të valës së dytë të koronavirusit në vend, ka regjistruar numrin më të ulët të rasteve ditore në tre muajt e fundit.
Kryeministri Daniel Andrews në një deklaratë për shtyp ka theksuar se ”nuk është ende koha për të hequr kufizimet.
Masat kufizuese në këtë shtet u vendosën në muajin gusht kur infeksionet ditore kaluan numrin 700.
Vetëm 11 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në 24 orët e fundit në shtetin e dytë më të populluar të Australisë ku jetojnë një e katërta e 25 milionë banorëve të vendit./atsh/























