Dhuna në Afganistan nuk ka të ndalur, pavarësisht bisedimeve të paqes

Dhuna në Afganistan nuk ka të ndalur, pavarësisht bisedimeve të paqes

Të paktën nëntë ushtarë afganë u vranë pas një sulmi të militantëve talibanë.

Sulmi ndodhi në fshatin Nav Abad të rajonit Dasht-e-Qala, i tha një burim agjencisë së lajmeve Tolo.

"Përleshjet përfunduan pas një ore. Viktima ka edhe në anën e talibanëve, por nuk ka ende një informacion të saktë", tha burimi.

Incidenti vjen derisa po vazhdojnë negociatat e paqes midis talibanëve dhe qeverisë së Kabulit.

Bisedimet e paqes, janë pjesë e një marrëveshje të arritur në muajin shkurt midis talibanëve dhe Uashingtonit.

Ato filluan më 12 shtator pas një mosmarrëveshje të gjatë mbi shkëmbimet e të burgosurve.

Negociatorët do të diskutojnë për armëpushimin, të drejtat e grave dhe pakicave dhe çarmatosjen e dhjetëra mijëra luftëtarëve talibanë dhe milicive besnikë ndaj komandantëve të luftës.

Pavarësisht nga bisedimet, sulmet në Afganistan kanë vazhduar rregullisht, duke shënuar viktima të shumta, përfshirë civilë, pasi militantët kanë refuzuar të deklarojnë një armëpushim.

I dërguari amerikan për Afganistanin, Zalmay Khalilzad, i cili i ka përgatitur bisedimet, e quajti përshkallëzimin për keqardhje.

Kryetari i Këshillit të Lartë të Afganistanit për Pajtimin Kombëtar, Abdullah Abdullah, u bëri thirrje talibanëve që të pranojnë një armëpushim.

"Atdheu ynë është djegur në luftë dhe konflikt për më shumë se dyzet vjet dhe shumë jetë kanë humbur", tha Abdullah në një deklaratë./REL