Argjentina shënon bilancin më të lartë të viktimave nga Covid në një ditë
BKT
   Bota

Argjentina shënon bilancin më të lartë të viktimave nga Covid në një ditë

Vijon të bëhet edhe më tragjike situata nga pandemia e koronavirusit në Argjentinë.

Në 24 orët e fundit autoritetet raportuan 429 viktima të tjera nga koronavirusi, bilanc ky më i larti që nga nisja e pandemisë në vendin e Amerikës së Jugut.

Deri në këto moment Covid-19 iu ka marrë jetën 13 482 personave në Argjentinë. Ministri i Shëndetësisë bëri me dije se numri i të infektuarve në vend ka arritur në mbi 640 mijë.