Afganistan, vriten katër policë gjatë sulmit të talebanëve
BKT
   Bota

Afganistan, vriten katër policë gjatë sulmit të talebanëve

Zëdhënësi i zyrës së guvernatorit të Nangarharit, Ataullah Khogyani, tha se militantët kryen sulm në njësinë kufitare në Sangani.

Gjatë një sulmi të armatosur të cilin e kryen talebanët në Nangarhar të Afganistanit, kanë humbur jetën katër policë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i zyrës së guvernatorit të Nangarharit, Ataullah Khogyani, tha se militantët kryen sulm në njësinë kufitare në Sangani.

Gjatë sulmit kanë humbur jetën katër policë, ndërsa edhe katër të tjerë u plagosën.

Sipas tij, në përleshjen që vijoi pas sulmit janë vrarë tetë militantë, ndërsa gjashtë të tjerë u plagosën.

Talebanët ende nuk kanë lëshuar njoftim lidhur me këto raste.