SHBA ndaloi produktet Huawei për të gjithë përveç kompanisë së njohur
BKT
Tech

SHBA ndaloi produktet Huawei për të gjithë përveç kompanisë së njohur

Që nga 15 Shtatori, kompanitë amerikane janë ndaluar të furnizojnë ose shërbejnë kompaninë e teknologjisë Huawei. Këto sanksione erdhën si pasojë e raporteve jo të mira që SHBA-ja dhe Kina kanë për momentin. Përveç kësaj Uashingtoni ka shtyrë qeveritë anembanë botës për të refuzuar Huawei-n, duke argumentuar se gjiganti i telekomunikacioneve do të përdorte dhe t’i dorëzonte të dhënat personale qeverisë kineze për spiunazh.

Huawei ka mohuar akuzat për spiunazh duke thënë se Shtetet e Bashkuara po përpiqen të shpifin për arsye se firmat perëndimore janë prapa në teknologjinë 5G.

Sipas agjencise së lajmeve Reuters, më në fund, një zëdhënës i kompanisë Intel Corp ka bërë të ditur se këtë javë kompania ka marrë leje nga shteti amerikan, për të furnizuar me disa produkte Huawei.

Disa vëzhgues e kanë analizuar këtë situatë si shqetësuese dhe e kanë krahasuar me garën e armëve në Luftën e Ftohtë, duke thënë se Shtetet e Bashkuara kanë frikë se dominimi 5G do t’i jepte Kinës një avantazh të cilin Uashingtoni nuk është i gatshëm ta pranojë.


MË SHUME NGA Tech