NATO: Në bisedimet teknike Turqi-Greqi është shënuar `progres i mirë`

NATO: Në bisedimet teknike Turqi-Greqi është shënuar `progres i mirë`

"Këto takime vazhdojnë. Është shënuar një progres i mirë", theksoi Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se në bisedimet teknike mes Turqisë dhe Greqisë për Mesdheun Lindor është shënuar "progres i mirë", transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez në selinë e NATO-s, Stoltenberg, rikujtoi se mes Turqisë dhe Greqisë deri më sot janë zhvilluar disa takime për formimin e mënyrave të ndarjes në Mesdheun Lindor dhe paradalimin e ngjarjeve dhe incidenteve të padëshiruara në ajër dhe në det.

"Këto takime vazhdojnë. Është shënuar një progres i mirë", theksoi Stoltenberg.

Pasi ka vënë në dukje se takimet janë bisedime teknike ushtarake, Stoltenberg potencoi se këto janë në cilësinë plotësuese të përpjekjeve diplomatike që Gjermania ka zhvilluar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

"Përpjekjet e Gjermanisë siguruan që dje Turqia dhe Greqia të dakordohen për rifillimin e bisedimeve hulumtuese", tha Stoltenberg i cili bëri të ditur se e ka mirëpritur këtë dhe se do të vazhdojë të jetë në kontakt të afërt me liderët turq dhe ata grekë.