SHBA, Uashingtoni nuk e njeh Lukashenkon president të zgjedhur ligjërisht
BKT
   Bota

SHBA, Uashingtoni nuk e njeh Lukashenkon president të zgjedhur ligjërisht

SHBA-ja nuk mund ta konsiderojë Aleksandër Lukashenko si presidentin e zgjedhur ligjërisht të Bjellorusisë, tha sot Departamenti amerikan i Shtetit, pas betimit të tij të fshehtë për një mandat të gjashtë.

“Zgjedhjet e 9 gushtit nuk ishin as të lira dhe as të drejta. Rezultatet e njoftuara ishin të manipuluara dhe nuk japin asnjë legjitimitet”, tha një zëdhënës i diplomacisë amerikane në një deklaratë.

Alexander Lukashenko, rizgjedhja e të cilit po kundërshtohet shumë nga protesta masive, u betua papritur sot në një ceremoni që u bë publike vetëm më pas.

Njoftimi menjëherë ndezi një protestë të re të opozitës në Minsk.//ATSH