Navalny përballet me një tjetër sfidë, i bllokohen pasuritë në Rusi

Navalny përballet me një tjetër sfidë, i bllokohen pasuritë në Rusi

Lideri opozitar rus, Alexei Navalny, pasi ka dalë nga spitali në Berlin është njohur me bllokimin e pasurive në Rusi.

Politikani bëri bujë pasi u helmua në Siberi me agjent nervor ”Novichok” dhe u transferua në Gjermani për kurim.

Më 27 gusht Gjykata i ka sekuestruar apartamentin në Moskë dhe i ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare për shkak të një gjyqi të humbur.

Ai dhe aleatët e tij opozitarë kanë pasur konflikte dhe mosmarrëveshje me një kompani hotelerie dhe më 19 tetor organizata e Navalny është urdhëruar që t’i japë kompanisë në fjalë 1.4 milionë dollarë për shpifje dhe dëm moral ndaj imazhit të saj.