ShBA, senati miraton projektligjin e shpenzimeve të qeverisë

ShBA, senati miraton projektligjin e shpenzimeve të qeverisë

Senati amerika miratoi sot një projektligj dypalësh të shpenzimeve që do ta mbajë qeverinë të financuar deri më 11 dhjetor, duke shmangur një dështim shumë të frikshëm fiskal dhe mbylljen e qeverisë.

“Projektligji kaloi 93-2 dhe tani do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë për t’u nënshkruar nga presidenti Donald Trump”, njoftuuan burimet, raporton ATSh.

Qeveria federale u mbyll për herë të fundit në dhjetor 2018 për 35 ditë, mbyllja më e gjatë në historinë e SHBA-së, pasi Trump refuzoi të nënshkruajë një projektligj financimi që nuk përfshinte pará për murin në kufirin e SHBA-së me Meksikën.