Alarmi i OBSH-së: Vdekjet nga COVID mund të arrijnë në 2 mil. para vaksinës
Bilanci global i viktimave nga COVID-19 mund të dyfishohet në 2 milionë njësi përpara se një vaksinë efikase të jetë në dispozicion të qytetarëve për të frenuar pandeminë.
Kështu ka deklaruar të premten Organizata Botërore e Shëndetësisë.
“Është e paimagjinueshme, por jo e pamundur. Nëse humbasim një milion njerëz në 9 muaj dhe nëse shohim shanset për të pasur një vaksinë në 9 muajt e ardhshëm, atëherë do të jetë e vështirë për të gjithë”, ka thënë doktor Mike Ryan, drejtor i programit të emergjencave pranë OBSH-së.
Numri i vdekjeve në 9 muaj, që nga rënia e koronavirusit në Kinë, po i afrohet 1 milionëshit, njofton euronews.albania.
Ndërkohë, kuotat e infektimeve me COVID dhe shtrimeve në spitale po rriten në mbarë Evropën, ku autoritetet duhet të punojnë për të parandaluar virusin në prag të sezonit të gripit.
Ndërkohë, OBSH po vijon bisedimet me Kinën për një përfshirje të mundshme të saj në skemën e financimit COVAX, e projektuar për të pasur një akses të barabartë e të shpejtë në vaksinën anti-COVID.























