Masakër në lokal, vriten 11 persona

Masakër në lokal, vriten 11 persona

Një masakër ka ndodhur në një lokal ku mbetën të vrarë 11 persona ditën e dielë në Meksikë.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit qendror meksikan të Guanajuato tha se trupat e shtatë burrave dhe katër grave u gjetën në lokal në orët e para të mëngjesit të së dielës, në qytetin Jaral del Progreso.

Një grua tjetër u gjet me lëndime trupore pas sulmit me armë zjarri, thanë autoritetet në një njoftim për shtyp, transmeton oranews.

Guanajuato, një qendër kryesore e veturave, është bërë skenë e përsëritur e dhunës kriminale në Meksikë, shkaktuarr nga lufta mes bandave lokale – Santa Rosa de Lima dhe kartelit të fuqishëm – Jalisco Neë Generation.

Në korrik, persona të armatosur vranë 24 njerëz në një qendër rehabilitimi të drogës në Guanajuato, duke shënuar një nga vrasjet më masive që kur presidenti, Andres Manuel Lopez Obrador mori detyrën duke u zotuar të ulte nivelet rekord të dhunës.