Merkel e ka vizituar Navalnin në spital
BKT
   Bota

Merkel e ka vizituar Navalnin në spital

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka bërë një vizitë të fshehtë kritikut të shquar të Kremlinit, Alexei Navalny, teksa ai ishte shtrua në spital në Berlin, pas helmimit me agjentin nervor Novichok.

Vizita e Merkel para se Navalny të dilte nga spitali javën e kaluar, shërben si një sinjal për Kremlinin që Berlini “nuk do të dorëzohet dhe do të zbulojë të vërtetën”, shkroi Der Spiegel.

“Vizita e fshehtë me Navalnin është një shenjë e mëtejshme që tregon se Kancelarja është e përkushtuar ndaj Navalnit dhe nuk do ta pushojë çështjen”, transmeton VizionPlus.

Më vonë, Navalni konfirmoi vizitën e Merkel, duke shtuar se takimi “nuk duhet të quhet sekret “, por “një takim dhe bisedë private “.