Zhvlerësohet aeroplani luftarak rus Sukhoi Su-57
BKT
   Bota

Zhvlerësohet aeroplani luftarak rus Sukhoi Su-57

Mediat që merren me lajme dhe analiza ushtarake, aeroplani luftarak rus Su-57, apo siç është quajtur nga rusët “Krenaria ruse”, në kuadër të vlerësimit të performancës, ka rënë për një gjeneratë, nga gjenerata e pestë ku e kishte vendosur propaganda ruse, nëgjeneratën e katërtën.

Analistët Ryan Bauer dhe Peter Ëilson, në njëartikull për organizatën hulumtuese “RAND”, kanë deklaruar se aeroplani luftarak rus Su-57, bazuar në vlerësimin e performancës dhe problemeve të shumta teknike, nuk është aeroplan i gjeneratës së pestë, ashtu siç e ka ranguar Rusia, por aeroplani i gjeneratës së katërt.

Se aeroplani luftarak rus Su-57, nuk është aeroplan i gjeneratës së pestë e thonë edhe portalet kineze “Gobal Times” dhe “Sohu”, të cilat e rendisin nëgjeneratën e katërt dhe siç thotë “Sohu”, rusët duhet të punojnë shumë, nëmënyrë që të mos mesin mbrapa shteteve tjera, që tani më vetëm se kanë aeroplanë luftarakë të gjeneratës së pestë.

Projekti i prodhimit të aeroplanit luftarak Su-57 ka filluar nëvitin 2002 dhe që nga atëherë nuk është arritur që të finalizohet dhe të fillohet me prodhimin serik. Gjatë fazave testuese Su-57 është përballur me shumë problem, si teknike ashtu edhe material. Kompanitë ushtarake ruse që merren me prodhimin e aeroplanëve dhe armatimeve tjera ruse, përballen me vështirësi financiare. Për zhvillimin e programeve të tyre ushtarake, duhet të marrin kredi në bankat ruse dhe pasi t’i zhvillojnë dhe fillojnë t’i shesin armatimet, të shikojnë mundësinë e larjes së kredive.

Ishte planifikuar që deri në vitin 2020, të prodhoheshin 76 aeroplanë Su-57, për nevoja të Forcave Ajrore Ruse, por deri me tani përveçprototipëve të Su-57, që janë duke u testuar, asnjë aeroplan Su-57 nuk i është dorëzuarushtrisë ruse. Su-57, gjatë testimeve edhe janë rrëzuar.

Rusia është duke u munduar që përmes propagandës, duke e paraqitur Su-57 aeroplan të gjeneratës së pestë, tëgjejë treg për shitjen e tij, ose që të gjejë bashkëpartnerë për prodhimin e përbashkët të Su-57, pasi që industria ushtarake ruse është duke u përballur me borxhe dhe me humbje të mëdha gjatë procesit të prodhimit të armatimeve.