17:59 / 28.09.2020
Turqi, sekuestrohen mbi 180 kilogramë kanabis
Policia turke ka sekuestruar 188 kilogramë kanabis në Stamboll.
Ekipet anti-narkotike zhvilluan operacione në rrethet Kartal dhe Pendik të qytetit dhe arrestuan dy të dyshuar, të cilët u dërguan në një gjykatë lokale.
Forcat turke ndërmarrin veprime të ashpra për të ndaluar tregtinë e paligjshme të drogës duke filluar operacione gjatë gjithë vitit./AA























