Konflikti Armeni-Azerbajxhan, Rusia ofrohet për të pritur palët në bisedime

Konflikti Armeni-Azerbajxhan, Rusia ofrohet për të pritur palët në bisedime

Rusia ka hedhur një hap përpara nga shtetet e tjera botërore duke u vetëofruar që të udhëheqë bisedimet e paqes mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Ministri i jashtëm, Sergei Lavrov ka ftuar dy qeveritë teksa deklaroi se Rusia që të ndalohet menjëherë retorika e luftës ndaj dy vendet.

Në Nagorno Karabakh duket se është rikthyer era e luftës së 1988-1994 për rajonin i cili është i populluar nga një shumicë etnike armene por që ndodhet në Azerbajxhan.

Turqia ka mbajtur hapur krahun e Azerbajxhanit duket ditur dhe konfliktet historike me Armeninë, teksa Rusia fillimisht u duk se do të mbante krahun e kundërt por fillimisht Putin dhe tani Lavrov kërkojnë një marrëveshje paqeje.

Edhe SHBA ka premtuar se do të ndalojë luftën aty, por deri tani asgjë konkrete./BW