Moderatori i debatit presidencial Chris Wallace do të testohet për COVID-19
BKT
   Bota

Moderatori i debatit presidencial Chris Wallace do të testohet për COVID-19

Gazetari i Fox News Chris Wallace, i cili e ka moderuar debatin e nxehtë presidencial mes Donald Trump dhe Joe Biden, ka thënë se do të testohet për COVID-19 – pasi presidenti amerikan rezultoi pozitiv.

Duke folur në Fox News, Wallace tha se Trump nuk i është afruar asnjëherë dhe ka qenë gjithmonë të paktën 3 metra larg tij.

“Gjatë debatit, presidenti nuk ka shfaqur asnjë shenjë se ka ndonjë problem me shëndetin, por vlen të përmendet se njerëzit brenda sallës kanë respektuar rregullat për mbrojtje nga COVID-19 ndryshe”, ka thënë ai, duke shtuar se asnjë anëtar i familjes Trump nuk ka mbajtur maskë.