Gazetarja ruse i vë flakën vetes para Ministrisë së Brendshme
BKT
   Bota

Gazetarja ruse i vë flakën vetes para Ministrisë së Brendshme

Një gazetare ruse ka humbur jetën pasi i vuri flakën vetes përpara Ministrisë së Brendshme në qytetin e Nizhniy Novgorod.

Irina Slavina më herët shkroi në “Facebook”: Unë ju kërkoj të fajësoni Federatën Ruse për vdekjen time. Autoritetet konfirmuan se trupi i saj kishte pësuar djegie të forta.

Po ashtu gazetarja tha po ashtu se policia kishte kontrolluar në banesën e saj duke kërkuar materiale në lidhje me grupin e pro-demokracisë për Rusinë e Hapur.

Ndërkohë mësohet se vitin e kaluar, Slavina u gjobit për “mosrespektim të autoriteteve” në një nga artikujt e saj, shkruajnë mediat e huaja./abcnews