Madridi përballë një izolimi të dytë kaotik
Qyteti i Madridit dhe disa komuna të tjera pranë kryeqytetit spanjoll po përgatiten të hyjnë në një izolim të dytë, pasi Ministria e Shëndetësisë raportoi 11 325 raste të tjera të coronavirusit të ri (COVID-19) dhe 113 vdekje.
Qeveria spanjolle e Madridit lëshoi një dekret për të izoluar kryeqytetin spanjoll dhe nëntë qytete rreth tij nga ora 10 e mbrëmjes së sotme.
Urdhri u lëshua pasi qeveria qendrore e Spanjës detyroi zyrtarët e Madridit të shtrëngojnë masat, por qeveria e Madridit paraqiti një kundërshtim ligjor për të rrëzuar masat.
Por tani për tani, qyteti i Madridit dhe zona të tjera të prekura rëndë nga coronavirusi nuk do të lejojnë që njerëzit të dalin nga komunat e tyre për shkaqe të pajustifikuara. Në zonat e izoluara, baret, restorantet dhe palestrat mund të punojnë me një kapacitet prej 50% dhe duhet të mbyllen deri në orën 23:00, raporton ATSh.
Masat do të rishqyrtohen çdo javë dhe kur situata epidemiologjike të përmirësohet qeveria qendrore do të lejojë rihapjen.
“Qytetarët që shkelin rregullat e lëvizjes nuk do të gjobiten ose dënohen derisa një gjykatës t’i ratifikojë rregullat e reja”, theksoi ministri i Drejtësisë i qeverisë së Madridit, Enrique Lopez.
“‘Ndërkohë, policia do të vendosë “kontrolle informuese” për t’u treguar njerëzve në lidhje me masat e reja. Ai bëri thirrje për qetësi mes kaosit”‘, shtoi ai.
Sipas të dhënave të fundit të lëshuara nga Ministria spanjolle e Shëndetësisë, niveli i infeksioneve të reja me coronavirus në Madrid ka shënuar rënie këtë javë, por ka pasur vonesa në rritje të raportimit të tyre.























