11:07 / 05.10.2020
Kthehen rastet e shumta me COVID-19 në Rusi
Rusia brenda 24-orëve ka raportuar 10,499 raste të reja me COVID-19.
Sipas Reuters, këto të dhëna janë më të larta që nga 15 maji, kur shpërthimi kishte kaluar kulmin e tij dhe Rusia kishte vendosur kufizime të ashpra.
Qendra ruse për Gjendjen e Coronavirusit, ka bërë me dije se 107 vdekje janë raportuar gjatë ditës së diel.
Aktualisht Rusia ka 1 milion e 215 mijë e 001 raste me COVID-19 dhe 21,358 vdekje.























