Studenti hebre u sulmua barbarisht nga një gjerman në Hamburg
BKT
   Bota

Studenti hebre u sulmua barbarisht nga një gjerman në Hamburg

Një student hebre është plagosur rëndë nga një sulm nga një burrë që mbante një lopatë ndërsa hyri në një sinagogë në qytetin verior të Gjermanisë, Hamburgun. 26-vjeçari pësoi dëmtime të rënda në kokë dhe u dërgua në spital, sipas mediave lokale, raporton BBC.

Duke marr parasysh që kancelaria gjermane Angela Merkel  muajin e kaluar paralajmëroj rritje të antisemitizmit, sulmuesi i dyshuar u arrestua dhe policia konfirmoi se po hetonte çështjen si vrasje në tentativë me qëllim antisemit.

Antisemitizmi është, paragjykimi, urrejtja dhe diskriminimi i hebrenjve për arsye që lidhen me trashëgiminë e tyr. Viktima e sulmit të së Dielës i cili  po hynte në sinagogë kur ai u godit vazhdimisht në kokë nga sulmuesi duke pësuar lëndime të mëdha në kokë ngjalli reagime të shumta politike. Vlerësimi aktual i situatës tregon se ky është një sulm i motivuar antisemit në tentativë.

Pasi që ky ishte një sulm me tentativë që do të thotë një sulm i qëllimshëm, ministrja e Drejtësisë së shtetit gjerman  Christine Lambrecht dënoi sulmin duke cituar se  “Urrejtja ndaj hebrenjve është një turp për vendin tonë,” tha ajo.

Krimet antisemitike janë rritur në Gjermani vitet e fundit. Vitin e kaluar, më shumë se 2,032 vepra antisemitike u regjistruan.

Po atë vit, komisioneri antisemitizëm i qeverisë gjermane u bëri thirrje hebrenjve të shmangin veshjen e kapakëve të kafkave në publik.

AfD ( Alternativa Gjermane) është hapur kundër imigracionit, por mohon të ketë pikëpamje antisemitike, edhe pse një numër i figurave të tyre politike kanë tërhequr kritika për deklaratat mbi Holokaustin.

Sipas qeverisë gjermane çdo sulm ndaj personave me pikpamje të tjera fetare është i dënueshëm. Gjithësesi rasti është ende duke u hetuar deri në një pikë përfundimtare.

Gjermania është shtëpia e tretë e popullsisë më të madhe hebraike në Evropën perëndimore.