Zgjedhjet në SHBA, rritet mbështetja ndaj Biden, sipas sondazheve
BKT
   Bota

Zgjedhjet në SHBA, rritet mbështetja ndaj Biden, sipas sondazheve

Kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Joe Biden, regjistroi nivelin më të lartë të përkrahjes në sondazhet e bëra publike dje, teksa u deklarua 10 pikë përqindje më shumë se presidenti Donald Trump, për të cilin të anketuarit shprehen se mund ta kishte shmangur infektimin e tij, nëse do e kishte marrë situatën më seriozisht.

Sondazhet e bëra nga “Reuters” dhe “Ipsos” tregojnë se rezultatet e zgjedhjeve në këtë pikë do ishin 51 për qind për Biden, përkundrejt 41 për qind për Trump, përcjellë A2news.

Që prej nisjes së fushatës, shifrat nxjerrin fitues Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit, por sikurse thekson “Reuters” për ta arritur diçka të tillë, Biden duhet të mbizotërojë në shumicën e Shteteve Amerikane për të fituar shumicën e Kolegjit Elektoral që do e çonte atë drejt fitores së postit. Rezultatet e sondazheve në këtë pikë tregojnë se Trump është i barabartë me Biden për numrin e shteteve që do votonin për të.