Britania regjistron rekord të numrit të rasteve me koronavirus
BKT
   Bota

Britania regjistron rekord të numrit të rasteve me koronavirus

Britania sot regjistroi edhe 12,594 raste të tjera me Covid-19 pasi statistikat zyrtare tregojnë se numri ditor i të infektuarve është më shumë se trefishuar brenda një jave.

Shefat e Departamentit të Shëndetësisë gjithashtu njoftuan për 19 vdekje të tjera nga virusi në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar – por asnjë nuk u regjistrua në Skoci, Uells ose Irlandën e Veriut.

Por numri i rasteve të reja të përditshme dhe vdekjeve është ende larg niveleve të shpërthimit të pranveres.

Shkencëtarë të lartë vlerësojnë se të paktën 100,000 britanikë po kapnin sëmundjen çdo ditë në mars, por programi i testimit të dobët nuk arriti t’i testoi miliona raste.