18:38 / 05.10.2020
Një aeroplan përplaset me një skelë në Nju Jork të SHBA-ve
Një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën rëndë kur aeroplani i tyre u përplas me një skelë në Queens, New York të dielën, sipas zyrtarëve të zjarrfikësve .
“Dëshmitarët raportuan se Cessna i vogël me një motor po lëvizte mjaft shpejt përgjatë ujit, bëri dy kërcime dhe u përplas në skelë”, tha një zyrtar i Departamentit të Zjarrfikësve, duke shtuar se aeroplani “u bë copa”.
Një qytetar i cili po bënte ski në zonë dhe pa aksidentin, ndihmoi në shpëtimin e dy personave që mbijetuan.
Personi i tretë u ndihmua nga stafi i Shërbimit Zjarrfikës ndërkohë që u konfirmua vdekja e tij.























