Guterres: Shkelja e embargos së armëve për Libinë paraqet skandal
BKT
   Bota

Guterres: Shkelja e embargos së armëve për Libinë paraqet skandal

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres deklaroi sot se shkeljet e vazhdueshme të embargos së armëve të Këshillit të Sigurimit për Libinë përbëjnë një skandal.

“Angazhimet e bëra në konferencën e mëparshme të Berlinit duhet të mbështeten dhe të zbatohen”, tha Guterres në konferencën e radhës në Berlin.

“Kjo përfshin zbatimin e plotë dhe të pakushtëzuar të embargos së armëve të Këshillit të Sigurimit. Shkeljet e embargos janë një skandal dhe vënë në pikëpyetje angazhimin themelor për paqen e të gjithë të përfshirëve”, shtoi ai.

Kreu i OKB-së theksoi se shpërndarjet e armëve nga palët e huaja dhe mbështetjet e tjera ushtarake duhet të ndalen menjëherë./Atsh