Kirgistan, protestuesit lirojnë ish presidentin nga burgu
BKT
   Bota

Kirgistan, protestuesit lirojnë ish presidentin nga burgu

Ish presidenti i Kirgistanit Almazbek Atambayev është liruar nga ambientet e burgut ku kryente dënimin nga disa protestues kundër qeverisë.

Protestuesit “pushtuan” selinë e Parlamentit dhe Presidencën për të hyrë më pas në Komitetin për Sigurinë Kombëtare ku mbahej i burgosur Atambayev.

Sipas dëshmive për lirimin e ish presidentit nuk është përdorur forcë apo dhunë.

Ish presidenti Atambayev është dënuar për vrasje dhe për tentativë grushti shteti. Arrestimi i tij gjithashtu ishte dramatik, ku një person humbi jetën kur policia ndërhyri në shtëpinë e tij.