Kjo është gjendja e Trump pas daljes nga spitali
BKT
   Bota

Kjo është gjendja e Trump pas daljes nga spitali

Pas kthimit të mbrëmshëm nga spitali në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i SHBA-së Donald Trump nuk ka ndonjë simptomë të COVID-19 dhe ai ndihet jashtëzakonisht mirë, ka bërë të ditur mjeku i tij, Sean Conley.

Sipas AP, në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë citohet Conley të ketë deklaruar se presidenti Trump, kur ekipi mjekësor e vizitoi këtë mëngjes, kaloi "natën e parë në shtëpi në mënyrë paqësore" dhe se funksionet e tij jetike janë të qëndrueshme, duke përfshirë nivelin e oksigjenit në gjak.

Në deklaratë nuk bëhet e ditur se çfarë ilaçesh po merr Trump aktualisht, por thekson fjalët e Conley se ai "ndihet jashtëzakonisht mirë si një i tërë".