09:25 / 07.10.2020
OBSH jep lajmin e mirë për vaksinën: Mund ta kemi brenda vitit
Më në fund Organizata Botërore e Shëndetësisë sjell një lajm të mirë përsa i përket luftës përballë pandemisë së koronavirusit.
“Kemi shumë shpesa për brenda këtij viti të kemi një vaksinë kundër koronavirusit”, kjo ishte deklarata e kreut të OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në fund të një takimi të komitetit ekzekutiv të organizatës që zgjati për dy ditë, njofton A2news..
Aktualisht në të gjithë botën janë duke u zhvilluar 40 vaksina të ndryshme, përfshirë këtu dhe atë të universitetit të Oksfordit që ndodhet në faza testimi më të avancuara.























